Xhamia e Athinës mollë sherri mes qeverisë

Gjatë diskutimit në parlamentin grek për propozimin e ndërtimit të xhamisë nuk u arrit në marrëveshje mes dy partive SYRIZA dhe ANEL që janë partnere qeveritare.

Xhamia e Athinës mollë sherri mes qeverisë

Xhamia e planifikuar të ndërtohet në Athinë të Greqisë, u bë mollë sherri mes qeverisë greke.

Gjatë diskutimit në parlamentin grek për propozimin e ndërtimit të xhamisë nuk u arrit në marrëveshje mes dy partive SYRIZA dhe ANEL që janë partnere qeveritare.

Ndërkohë që Yorgos Lazaridis, deputeti i Partisë ANEL, deklaroi se do të votojnë kundër ndërtimit të xhamisë, Yannis Amanatidis deputeti i SYRIZA-s dhe njëkohësisht Zëvendësministri i Jashtëm, bëri thirrje për të votuar “pro” ndërtimit.

Amanatidis rikujtoi se Athina është kryeqyteti i vetëm në Evropë që nuk ka xhami dhe se kjo çështje është shkaktar i raporteve negative ndërkombëtare nga aspekti i lirive fetare.

Krahas ANEL-it propozimi u refuzua edhe nga ana e Partisë e ekstremit të djathtë, Agimi i Artë, ndërkaq partia kryesore opozitare, Demokracia e Re, PASOK dhe Partia Komuniste e Greqisë deklaruan se do të votojnë pro ndërtimit të xhamisë.

Edhe pse çështja e ndërtimit të xhamisë është përfshirë në ligj para 10 vitesh, ndërtimi i saj nuk ka filluar ende për shkak të padive të ngritura dhe pengesave burokratike.



Lajme të ngjashme