Greqia i trembet Turqisë, kërkon plan “B”

Ministri i Greqisë përgjegjës për Emigrimin Yannis Muzalas kërkoi një plan “B” në rast se Turqia heq dorë nga Marrëveshja e Ripranimit e nënshkruar me Bashkimin Evropian në muajin mars.

Greqia i trembet Turqisë, kërkon plan “B”

Ministri Muzalas në reportazhin e dhënë për gazetën gjermane Bild i bëri thirrje Bashkimit Evropian duke thënë: “Jemi shumë të shqetësuar, kemi nevojë për një plan “B” për çdo rast të mundshëm”.

Athina është e shqetësuar për ndonjë fluks të gjerë emigrantësh në ishujt e saj që janë afër brigjeve turke në rast se Turqia prish marrëveshjen e arritur në datën 18 mars me Bashkimin Evropian.

Mulaz iu drejtua edhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që pavarësisht premtimeve nuk kanë pranuar refugjatë duke i thënë: “Refugjatët duhet të shpërndahen në mënyrë të ekuilibruar në të gjitha vendet e Evropës dhe jo vetëm në disa prej tyre”.

Presidenti i Republikës së Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) kishte deklaruar se nëse deri në muajin tetor nuk përmbushet obligimi për liberalizimin e vizave kundrejt nënshtetasve turq atëherë do të marrë fund edhe Marrëveshja e Ripranimit.



Lajme të ngjashme