Ambasadori turk në Shkup: Media t’u referohet burimeve të besueshme

Ambasadori i Turqisë në Maqedoni, Ömür Şolendil në fjalën që mbajti në konferencën e organizuar në Shkup nga Oda Ekonomike Turko-Maqedone (MATTO) informoi me detaje të pranishmit për dështimin e tentativës për grusht shteti në Turqi.

Ambasadori turk në Shkup: Media t’u referohet burimeve të besueshme

Në Shkup u mbajt një konferencë e organizuar nga Oda Ekonomike Turko-Maqedone (MATTO), e cila kishte për qëllim informimin e publikut të gjerë për ngjarjet e fundit në Turqi. Sipas përfaqësuesve të institucioneve dhe organizatave turke në Maqedoni, publiku nuk është i informuar siç duhet.

Duke u bazuar në burime jo të sakta disa institucione dhe organizata joqeveritare turke që veprojnë në Maqedoni dhe që nuk kanë lidhje me organizatën FETÖ, u emëruan nga disa mediume maqedonase si bashkëpunëtore të kësaj organizate.

Ambasadori turk në Maqedoni, Ömür Şolendil, i cili informoi në detaje dështimin e tentativës për grusht shteti në Turqi, shtoi se ndonjëherë për shkak të informacioneve në mungesë dhe jo të sakta që u jepen mediumeve, përballemi me informacione që janë kundër dhe në kontradiktë me njëri-tjetrin.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për të konfirmuar emrat e publikuar nga agjencia AA për lidhje me organizatën FETÖ, ambasadori u shpreh se nuk është kompetent për atë, por ai porositi që mediumet të drejtohen në këtë agjenci informative (AA).

“E kuptoj ndjeshmërinë e shtypit, por iniciativat e nevojshme mes autoriteteve kompetente do të bëhen dhe kontaktet zyrtare do të vazhdojnë”, u shpreh Şolendil.

Ndërsa kryetar i MATTO-s Tuna Eyup Kahveci, i cili mbështeti fjalët e ambasadorit turk, duke kërkuar që mediumet të drejtohen tek AA, veçanërisht për lajmin, ku përmenden institucionet e FETÖ-s që veprojnë në Ballkan, apeloi që të tregohet më tepër kujdes dhe të parandalojmë të ndodhin gabime të tilla.

“Dje në agjencinë informative shtetërore turke ‘Anadolu Agency (AA)’ është publikuar një lajm, ku përmenden disa institucione të organizatës FETÖ që veprojnë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Maqedoni. Në atë lajm përmenden konkretisht institucionet që veprojnë në Maqedoni dhe që janë të lidhura me këtë organizatë”, tha Kahveci.



Lajme të ngjashme