Tiranë - Ambasada turke: Gjendja e jashtëzakonshme s'prek lëvizjen e lirë të qytetarëve

Ambasada e Turqisë në Shqipëri njofton qytetarët se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, pas tentativës për grusht shteti, nuk sjell kufizime në lëvizjen e shtetasve turq, shqiptarë apo të huaj.

Përmes një deklarate për shtyp, Ambasada turke bën të ditur se me qëllim zhvillimin e një lufte sa më efektive kundër kërcënimeve që i kanosen vendit, Turqia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, tre muaj duke filluar nga data 21 korrik 2016.

“Paketa e masave në fjalë nuk përmban elementë kufizues të lirive dhe të drejtave të qytetarëve”, thuhet në deklaratë. Sipas Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, masat e sigurisë që do të ndërmerren nuk do të ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve apo në udhëtimet dhe pushimet e vizitorëve të vendit.

“Në të gjitha destinacionet në shkallë vendi nuk ka asnjë situatë negative, e cila të mund të cënojë zhvillimin normal dhe të sigurt të pushimeve nga ana e miqve të ardhur për këtë qëllim”, citohet deklarata.

Lajme të ngjashme