Puçistët e ikur në Greqi dënohen me nga 2 muaj burgim

Vazhdon procesi gjyqësor i 8 ushtarëve turq të ikur në Greqi me helikopter pas dështimit të tentativës së organizatës terroriste gyleniste FETO për grusht shtet të 15 korrikut.

534407
Puçistët e ikur në Greqi dënohen me nga 2 muaj burgim

Vazhdon procesi gjyqësor i 8 ushtarëve turq të ikur në Greqi me helikopter pas dështimit të tentativës së organizatës terroriste gyleniste FETO për grusht shtet të 15 korrikut.

Ushtarët puçistë sot u dërguan në gjykatën e Aleksandropojës nën shoqërinë e policisë.

Përveç masave të shtuara të sigurisë përgjatë rrugës për në gjykatë dhe rrethinën e saj, tërhoqi vëmendjen edhe jeleku antiplumbë tek ushtarët.

Gjatë hyrjes së të dyshuarve në gjykatë një qytetarë turk reagoi duke thënë “Të gjithë jeni puçistë, ju jeni vrasës”.

Avokatët, të cilët kanë shkuar nga Turqia për të marr pjesë në gjykim, duke e bërë të ditur se ushtarët nuk kanë të drejtën e kërkimit të azilit thanë se gjykatës do ti paraqesin provat e nevojshme.

Ndërkohë vazhdon gjykimi i ushtarëve për hyrje ilegale në Greqi dhe për përdorimin e mjetit fluturues pa leje.

Ushtarët, të cilët gjatë tentativës për grusht shtet kaluan me helikopter kufirin e Greqisë dhe dhanë sinjalin për ulje emergjente kanë bërë ulje në Aleksandopojë ditën e shtunë më 16 korrik.

8 ushtarë, të cilët kërkuan azil politik, u ndaluan me arsyetim se kanë hyrë në vend në mënyrë ilegale.

Seanca e parë gjyqësore për 8 ushtarët u mbajt të martën në gjykatën e faktit të Aleksandropojës.

Seanca e shtyrë me kërkesë të avokatëve u mbajt sot.

Gjykata pas seancës gjyqësore mori vendim për dënimin me burgim me nga 2 muaj të 8 ushtarëve për kalim ilegal të kufirit.

Në anën tjetër 8 ushtarët e ikur në Greqi që mbaheshin në burgun Ferexhik janë transferuar në burgun e Kavalla për shkak të sigurisë.



Lajme të ngjashme