Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Pa sukses bisedimet për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni

Ka përfunduar pa sukses edhe një raund tjetër i bisedimeve të partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës për dhënie fund të krizës politike në Maqedoni, që u zhvilluan në rezidencën e SHBA-së, në Vodno të Shkupit.

Pa sukses bisedimet për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni

Pas disa orëve të kaluara në negociata, ambasadori amerikan në Maqedoni, Jess Baily në një prononcim për gazetarët tha se pret që deri në fund të kësaj jave të arrihet një marrëveshje.

“Ajo të cilën mund ta transmetoj tek ju është se kemi një propozim interesant në tryezë. Afati i fundit nuk është vendosur, por ajo që është e rëndësishme është se negociatat do të vazhdojnë edhe nesër. Shpresoj se një zgjidhje për krizën do të jetë e arritshme nga fundi i kësaj jave”, tha Bailey.

Në deklaratat zyrtare partitë politike pohonin se nuk hiqnin dorë nga pozicionet e tyre dhe vijat e kuqe për çka opozita maqedonase Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) insiston që ministri i Brendshëm të ketë akses të plotë në politikat e kuadrit në ministri, ndërsa VMRO-DPMNE-ja pohon se ndryshimet do të parandalojnë partizimin e ministrisë.

Takimi i sotëm nuk u ndoq nga ambasadori i BE-së, Aivo Orav, i cili po qëndron në Bruksel për konsultime, por nga të deleguarit e tij.



Lajme të ngjashme