Thaçi: Vullneti i turqve më i fuqishëm se tanket

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi të shtunën se vullneti i qytetarëve të Turqisë u dëshmua më i fuqishëm se tanket.

Thaçi: Vullneti i turqve më i fuqishëm se tanket

“Zhvillimet dramatike dhe tentimi për puç në Turqi u përcollën me vëmendje edhe nga institucionet dhe populli i Kosovës. Vullneti i qytetarëve të Turqisë u dëshmua më i fuqishëm se çdo tank. Ngadhënjimi i institucioneve legjitime në Turqi tregoi se demokracia është e pasfidueshme”, thekson Thaçi në rrjetin social Facebook.

Presidenti Thaçi shprehet se në emër të popullit të Kosovës uroj që në Turqi të ketë paqe dhe stabilitet.

“I përgëzoj të gjithë ata që e përballuan me urtësi këtë sfidë, por edhe me vendosmëri”, përfundon Thaçi.



Lajme të ngjashme