Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Serbi-Vdes ish-Kryetari i Republika Srpska, Goran Haxhiç

Ish-kryetari i Republika Serpska, Goran Haxhiç, i akuzuar për krime lufte në Kroaci, vdiq dje në Novi Sad.

Serbi-Vdes ish-Kryetari i Republika Srpska, Goran Haxhiç

Ish-kryetari i Republika Serpska, Goran Haxhiç, i akuzuar për krime lufte në Kroaci, vdiq dje në Novi Sad.

Haxhiç u përball me 14 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata e Hagës për ish-Jugosllavinë rreth dyshimeve të përfshirjes së tij në deportimin dhe vrasjen e mijëra civilëve joserbë nga Kroacia në mes viteve 1991-93.

Në muajin prill, gjykatësit njoftuan se e kishin shtyrë gjykimin e Haxhiçit për shkak të sëmundjes së kancerit në tru.

Ai u arrestua në Serbi, në vitin 2011, pas shtatë vitesh arratie, ndërsa procesi gjyqësor kundër tij filloi në tetor të vitit 2012.

Prokurorët e kishin përfunduar prezantimin e rastit kundër tij në nëntor të vitit 2013, ndërsa mbrojtja sapo e kishte filluar prezantimin e të dhënave të saj, kur ai u diagnostikuar me kancer, në vitin 2014.



Lajme të ngjashme