Hoxhaj: Britania e Madhe, partnere e fuqishme evropiane e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar të martën ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell.

Hoxhaj: Britania e Madhe, partnere e fuqishme evropiane e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar të martën ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell.

Ministri Hoxhaj dhe ambasadori O’Connell kanë diskutuar për  bashkëpunimin e mëtejmë të të dyja shteteve, si dhe për koordinimin e veprimeve për sa i përket shtimit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Ministri Hoxhaj ka theksuar se Britania e Madhe ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e madhe e Kosovës së pavarur dhe e fuqizimit të sovranitetit të vendit.

“Si një partner i fuqishëm evropian, por edhe global, ajo do të ndihmojë në rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës dhe në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Hoxhaj.

Në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, në këtë drejtim është angazhuar vet ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës.

“Unë do të bëj përpjekje maksimale që të rris numrin e njohjeve për shtetin e Kosovës, por kjo përpjekje e imja ka një logjikë mbrapa. Unë mendoj që Kosova në të ardhmen duhet të njihet nga 120-130, nuk dua të them që do t’i marrim këtë vit. Kjo me një arsye shumë të thjeshtë: Për t'u anëtarësuar në ndonjë organizatë ndërkombëtare duhen 2/3 e votave dhe na duhet një mbështetje e madhe e shteteve, që e kanë njohur Kosovën”, është shprehur ministri Hoxhaj.

Ndërsa ka shtuar se rritja e numrit të njohjeve ka të bëj me dimensionin e dytë sesi “ne e shohim zgjerimin e sovranitetit përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Dhe për këtë ka theksuar se “nuk do të lë gur pa lëvizur që ta rrisim sovranitetin e Kosovës por edhe ta ushtrojmë atë. Kështu që anëtarësimi në organizata pastaj na mundëson ushtrimin e sovranitetit duke kërkuar herë pas herë votë edhe nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”

Nga ana tjetër, ambasadori O’Connell ka thënë se pavarësisht zhvillimeve të fundit në shtetin e tij, interesi i Britanisë së Madhe, ka qenë që të mbështesim shtetet tjera në Evropë sepse ato janë në një hapësirë evropiane.



Lajme të ngjashme