Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Nuland optimiste për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni

Në deklaratën që bëri pas takimeve të veçanta me liderët e partive më të mëdha politike në Maqedoni në ambasadën amerikane në Shkup diplomatja Victoria Nuland, tha se ndjehet e inkurajuar për të parë përparim në bisedimet për tejkalimin e krizës.

Victoria Nuland-makedonya temasları.jpg

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Victoria Nuland, pas takimeve të veçanta me katër liderët e partive më të mëdha politike në Maqedoni, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, deklaroi të hënën se ndihej e inkurajuar se do të kishte përparim në bisedimet për tejkalimin e krizës politike që ka përfshirë vendin.

Duke theksuar se që nga viti i kaluar janë duke u përpjekur të gjejnë një zgjidhje, Nuland shtoi se ky është një moment shumë i rëndësishëm për Maqedoninë, pasi ka pak progres, por ka ardhur koha për të përfunduar këtë çështje dhe për të vendosur vendin në një drejtim për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Sot u takova me të katër liderët e partive më të mëdha politike dhe duhet të them se do të largohem e inkurajuar nga ajo që dëgjova, pasi pas pak ditëve të ardhshme shpresojmë se ekipet e negociatave do të arrijnë një lloj progresi. Për këtë nevojitet një vullnet politike dhe këtë vullnet e ndjeva në takimet e sotme”, deklaroi Nuland.

Diplomatja amerikane bëri të ditur se përveç me liderët politik është takuar edhe me Prokuroren Speciale Publike dhe aktivistë të organizatave joqeveritare, ndërsa në vijim theksoi se qëllimi i vizitës së saj në Maqedoni është që të ndihmojë dhe mbështes vendin në procesin e përforcimit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

“Mëngjesin e sotëm pata mundësi të takoj prokuroren Katica Janeva dhe ekipin e saj. Puna e saj është tepër e rëndësishme për vendosjen e sundimit të vërtetë të ligjit dhe sistem të pastër të drejtësisë në këtë vend, diçka që absolutisht është thelbësore për të arritur objektivat e saj euroatlantike dhe për të qenë anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, tha Nuland.



Lajme të ngjashme