Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Carpenter: Transformimi i FSK-së të bëhet me hapa të sigurt

Zëvendësasistenti i Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, Michael Carpenter deklaroi të dielën se “përkrah transformimin e FSK-së, por ky proces duhet të shkojë përmes hapave të sigurt dhe në mënyrë kushtetuese, duke ndryshuar legjislacionin”.

Carpenter: Transformimi i FSK-së të bëhet me hapa të sigurt

Carpenter i bëri këto komente pas një takimi me ministrin e FSK-së, Haki Demolli dhe komandantin e FSK-së, Rrahman Rama, ku është diskutuar për marrëdhënieve mes Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

Ata në këtë takim biseduan edhe për Forcat e Armatosura të Kosovës, veçanërisht për ushtrimet, trajnimet përmes ushtrisë së SHBA-ve në Evropë dhe Komandës Evropiane që janë partner i shtetit të Kosovës.

Zëvendësasistenti i Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, Michael Carpenter është shprehur i kënaqur me mikpritjen që po i bëhet në Kosovë. Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë përkrahëse të fuqishme të një Kosove të pavarur, demokratike dhe multi-etnike.

“SHBA janë përkrahës i fuqishëm i një Kosove të pavarur, demokratike dhe multietnike, gjë që mendoj se e kemi demonstruar me përkrahjen që i kemi dhënë Forcave të Sigurisë së Kosovës përmes trajnimeve dhe pajisjeve dhe përkrahje përmes këshillimit. Shtetet e Bashkuara luajnë rol të rëndësishëm duke asistuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, tha Carpenter.



Lajme të ngjashme