Myslimanët e Ballkanit shënuan Natën e Kadrit

Besimtarët myslimanë në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë falën të premten në mbrëmje namazin e Natës së Kadrit.

Balkanlarda kadir gecesi_arnavutluk_04.jpg
Balkanlarda kadir gecesi_arnavutluk_03.jpg
Balkanlarda kadir gecesi_arnavutluk.jpg

Në xhaminë Arasta në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, me rastin e Natës së Kadrit u lexua mevlud. Besimtarët që drejtuan lutjet e tyre tek Krijuesi i tyre u shoqëruan edhe me ilahije dhe lexim të Kur'anit, raporton agjencia e lajmeve AA.

Në xhaminë ishin të pranishëm edhe ish-ministri i Shëndetësisë të Turqisë dhe zëvendëskryetari i AK Partisë Mehmet Muezzinoglu, kryetari i komunës së Bursës Recep Altepe, deputetë nga Turqia, politikanë nga Maqedonia si dhe një numër i madh i besimtarëve. Ndërsa në xhaminë e Murat Pashës, besimtarët që nuk mund të gjenin vend brenda xhamisë, namazin e tyre e falën jashtë, në oborrin e xhamisë.

Po ashtu edhe në Shqipëri shumë besimtarë myslimanë në të gjithë vendin iu drejtuan të premten në mbrëmje xhamive më të afërta për të falur namazin e teravisë. Ndërkohë pas namazit besimtarët iu drejtuan Krijuesit të tyre me lutje në këtë natë të madhe të Kadrit. Besimtarë të shumtë mbushën edhe xhaminë simbol të fesë Islame në Tiranë, Et'hem Beu. Namazi dhe lutjet e besimtarëve u shoqëruan me ilahi dhe lexim të Kur'anit.

Gjithashtu besimtarët myslimanë të Kosovës festuan të premten natën e 27-të të Ramazanit, Natën e Kadrit, e cila nga qytetarët njihet si Nata e Madhe. Xhamitë e Kosovës ishin të mbushura më shumë se ditët tjera, ku qytetarët pas namazit të akshamit shënuan këtë natë, e cila besohet se është më e mirë se një mijë muaj dhe tregon fillimin e zbritjes së librit të shenjtë, Kur’anit, tek profeti Muhamed (a.s).

Qytetarë të shumtë të besimit islam në Prishtinë në xhaminë Sulltan Mehmet Fatih falën namazin e teravisë dhe të Natës së Kadrit, ku u bënë lutje dhe lexuan pjesë nga Kur’ani.



Lajme të ngjashme