Kosovë-Shqipëri, nis policimi rrugor i përbashkët për sezonin veror

Në kufirin Kosovë-Shqipëri, në vendkalimin kryesor në utostradën e kombit, në Vërmicë-Morinë, si dhe Qafë të Prushit dhe Qafë të Morinës, mëngjesin e së premtes nisi policimi rrugor i përbashkët për sezonin veror, ndërsa nuk ka pritje në hyrje-dalje.

Kosovë-Shqipëri, nis policimi rrugor i përbashkët për sezonin veror

Në kufirin Kosovë-Shqipëri, në vendkalimin kryesor në autostradën e kombit, në Vërmicë-Morinë, si dhe Qafë të Prushit dhe Qafë të Morinës, mëngjesin e së premtes nisi policimi rrugor i përbashkët për sezonin veror, ndërsa nuk ka pritje në hyrje-dalje.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se në të tri portat kufitare kalohet për 3 minuta. Sot nis edhe organizimi i shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror, deri më 31 gusht, sipas memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar dje në Prizren nga drejtorët e përgjithshëm të policive të Shqipërisë e Kosovës, Haki Çako e Shpend Maxhuni.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës udhëtojnë sot drejt Shqipërisë dhe me këtë rast mbahet një konferencë për shtyp në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë-Morinë.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e të mërkurës së kësaj jave ka miratuar vendimin për pikë të përbashkët të kontrollit kufitar me Republikën e Shqipërisë, në sezonin veror.

Këtë verë fluksi në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri pritet të shënojë rritje të mëtejshme në korrik e gusht, krahasuar me qershorin dhe me vitet e kaluara që ishin gjithnjë me ngritje.

Gjatë tre muajve të verës 2015, mes Shqipërisë e Kosovës kishte më shumë se 2,7 milionë (2.732.089) hyrje-dalje të personave, sipas shifrave të njofuara nga policia kosovare.



Lajme të ngjashme