Mustafa priti në takim përfaqësuesit e OJQ së komunitetit serb

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti dje në takim përfaqësues të shoqërisë civile të komunitetit serb në Kosovë.

Mustafa priti në takim përfaqësuesit e OJQ së komunitetit serb

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm ministrja Edita Tahiri dhe zëvendësministrat Bajram Gecaj e Valon Murtezaj, si dhe përfaqësuesit e Këshillit për Qeverisje Përfshirëse, u trajtuan çështje të ndryshme që lidhen me komunitetin serb dhe angazhimet e organizatave të shoqërisë civile të këtij komuniteti.

Kryeministri Mustafa ka theksuar përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për përfshirje më të madhe të shoqërisë civile të të gjitha komuniteteve pakicë, në zhvillimet politike, ekonomike, sociale e në aspekte të tjera në shtetin e Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, tha se Qeveria e Kosovës është plotësisht e hapur për bashkëpunim me shoqërinë civile të komunitetit serb në Kosovë në adresimin e çështjeve me interes për qytetarët.



Lajme të ngjashme