Shqipëri – Kthehet nga Afganistani Kontingjenti i 3-të Paqeruajtës

Në mjediset ushtarake të Aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, u zhvillua ceremonia e pritjes së Kontingjentit të 3-të Paqeruajtës, qëkreu me sukses misionin ushtarak në Kabul, Afganistan, në kuadër të operacionit të NATO-s, “Resolute Support Mission”.

Shqipëri – Kthehet nga Afganistani Kontingjenti i 3-të Paqeruajtës

Në mjediset ushtarake të Aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, u zhvillua ceremonia e pritjes së Kontingjentit të 3-të Paqeruajtës, i cili kreu me sukses misionin ushtarak në Kabul, Afganistan, në kuadër të operacionit të NATO-s, “Resolute Support Mission”.

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Petro Koçi, i krahasoi paqeruajtësit me djemtë e kombëtares duke thënë se të dyja palët janë mbrojtës të ndjenjës dhe të flamurit kombëtar. Ai shprehu falënderime të veçanta për Forcat e Armatosura të Turqisë.

“Dua të falënderoj dhe t’i shpreh mirënjohjen Republikës së Turqisë, FA të Republikës së Turqisë për bashkëpunimin dhe bashkëveprimin, duke dhënë edhe një herë mesazhin se duke bashkëpunuar, duke qenë solidarë më njëri-tjetrin, ne mund të realizojmë detyrat dhe misionet, ne mund të jemi në gjendje që kapacitetet tona t’i shfrytëzojmë edhe më mirë për të eliminuar çdo gjenerator terrorizmi”, u shpreh Koçi.

Kontingjenti i 3-të Paqeruajtës në kuadër të operacionit të NATO-s, “Resolute Support Mission”, përbëhej nga efektivë të Batalionit të 3-të të Këmbësorisë (b3k), në Poshnje. Ata shërbyen me profesionalizëm dhe disiplinë të lartë për një periudhë 6–mujore në Kabul, Afganistan.

Kontigjentet, që Shqipëria po dërgon në kuadër të “Resolute Support Mission”, janë vazhdimësi e kontributit që FA shqiptare japin me trupa paqeruajtëse në kuadër të angazhimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut në luftën kundër terrorizmit në Afganistan.



Lajme të ngjashme