Një bust për Nënë Terezën edhe në Mynih nga Miftar Istrefi

Statuja e një nga figurave më të rëndësishme të popullit shqiptar Nënë Terezës është prezent edhe në Mynih të Gjermanisë.

Një bust për Nënë Terezën edhe në Mynih nga Miftar Istrefi

Nënë Tereza e derdhur në bronz nga artisti shqiptar Miftar Istrefi i njohur si “Tali” është përuruar dje në katedralen Johannes Baptist Pfaffenhofen në Munchen, Gjermani.

Artisti është shprehur se ndihet shumë krenar që është autor i kësaj vepre, që është një nga figurat e shenjta dhe është vlerë për kombin shqiptar dhe mbarë njerëzimin.

Kjo nuk është vepra e vetme e Talit me figurën e Nënë Terezës që vendoset në një qytet jashtë trojeve shqiptare.

Më 13 shtator një bust i saj, i punuar nga Tali, ishte vendosur në Toronto, Kanada.



Lajme të ngjashme