Shqipëri – Vlahutin: Integrimi evropian ka nevojë për dialog të vazhdueshëm

Rrjeti i Informimit i BE-së në Shqipëri organizoi sot leksionin e hapur “Sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE”, me kontributin e shkrimtarit Besnik Mustafaj, në takimin e dytë të Klubit të BE-së Integrimi Fuqizon Shqipërinë.

Në fjalën e saj, Romana Vlahutin, shefe e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, theksoi nevojën vendimtare për dialog në vend në të gjitha nivelet, social, politik dhe intelektual, lidhur me ndërtimin e shoqërisë që duan shqiptarët dhe brenda nevojave të reformave të vendit, për të ecur përpara me proceset e integrimit evropian.

“Çështja e Evropës, çështja e Shqipërisë në Evropë, çështja e Shqipërisë evropiane është diçka që ka nevojë për dialog të vazhdueshëm,” nënvizoi ambasadorja e BE-së.

“Por, fatkeqësisht, dialogu me sa duket është një ndër gjërat më të vështira për t’u arritur”, shtoi ajo.

Ambasadorja Vlahutin falënderoi shkrimtarin Besnik Mustafaj që ndau leksionin e tij të hapur “Shqipëria e të sotmes në pasqyrën e Robert Schumanit”, me një audiencë të pasur dhe të larmishme të Klubit të BE-së dhe lavdëroi cilësitë e tij si cilësi që nevojiten për një dialog konstruktiv, aftësi për analizë të vetvetes dhe respekt për tjetrin, “plus një talent të madh,” siç tha Ambasadorja e BE-së.

Lajme të ngjashme