Kroaci – Parlamenti miraton mocionin e mosbesimit, bie qeveria

Parlamenti i Kroacisë miratoi të enjten një mocion mosbesimi kundër Kryeministrit Tihomir Oreshkoviç, që solli rënien e qeverisë së koalicionit të djathtë pas vetëm pesë muajsh në detyrë.

Kroaci – Parlamenti miraton mocionin e mosbesimit, bie qeveria

Parlamenti i Kroacisë miratoi të enjten një mocion mosbesimi kundër Kryeministrit Tihomir Oreshkoviç (Tihomir Oreskovic), që solli rënien e qeverisë së koalicionit të djathtë pas vetëm pesë muajsh në detyrë.

“Mocioni i mosbesimit kundër Kryeministrit Oreshkoviç u miratua nga një mazhorancë e gjerë”, deklaroi para deputetëve Kryetari i Kuvendit, Zeljko Reiner.

Negociatat mes partive politike kanë filluar, por nëse nuk realizohet asnjë mazhorancë brenda 30 ditësh, do të mbahen zgjedhje parlamentare të reja, më pak se një vit larg nga të mëparshmet, që u zhvilluan më 8 nëntor të vitit të kaluar.



Lajme të ngjashme