Greqi – Kriza ka shtuar numrin e të pastrehëve

Sipas një analize të Zyrës së Strehimit të të Pastrehëve të Qytetit të Athinës (KYADA), 71 për qind e të anketuarve kanë mbetur pa banesë në pesë vitet e fundit.

Greqi – Kriza ka shtuar numrin e të pastrehëve
atina-da evsizlerin sayısı artıyor.jpg

Në pesë vitet e fundit grekët kanë luftuar me ndikimin e madh të krizës ekonomike, e cila ka mbytur vendin në borxhe.

Në vendin me rroga dhe pensione të shkurtuara dhe papunësi të lartë, shumë grekë kanë humbur gjithçka, madje edhe çatinë mbi kokë.

Sipas një analize të bërë nga Zyra e Strehimit të të Pastrehëve të Qytetit të Athinës (KYADA), 71 për qind e të anketuarve janë shprehur se në pesë vitet e fundit kanë mbetur pa shtëpi. Pak më shumë se një e pesta e të anketuarve kanë humbur shtëpitë e tyre vetëm gjatë vitit të fundit.

Ekipi i agjencisë AA doli në rrugët e Athinës dhe bisedoi me njerëzit që kërkojnë strehim në parqe dhe shtëpi të braktisura. Shumë prej tyre kuptohet ngurronin të japin detaje për atë se si kanë ardhur në këtë gjendje dhe se shumë prej tyre preferonin të mbeteshin anonim.

Pavlos T. një ish-i punësuar 56-vjeçar në sektorin privat, thotë se ka bërë gjumë të vështirë gjatë tetë muajve të fundit. “Humba punën në një fabrikë ku punoja këto gjashtë vitet e fundit”, tha ai. I divorcuar dhe baba, ai merr 700 euro në muaj (784 dollarë), por nuk ka mundur ti mbulojë shpenzimet me pagën e tij.

Humbja e punës po ashtu çoi deri te largimi i familjes së tij. “Fëmijët e mi jetonin me ish-gruan time. Unë vazhdoja t’i mbështesja aq sa kisha mundësi... pas kësaj (humbjes së vendit të punës) nuk kisha mundësi, kështu që i humba kontaktet me ta”, pohon ai. Pavlos tani jeton në rrugët e Athinës, gjithmonë duke ndryshuar lokacionin.

Studimi i KYADA-s zbulon se mbi 62 për qind e të pastrehëve të qytetit janë grekë, ku shumica dërrmuese janë të gjinisë mashkullore. Giorgos’, 48 vjeç, edhe ky një ish-i punësuar në sektorin privat pranoi se ka qenë edhe përdorues droge. Në gjendje të varfër, Giorgos thotë se i ka shpenzuar të gjitha paratë për të marrë dozën.



Lajme të ngjashme