Takimi Bushati-Hoxhaj, në fokus takimi i radhës në Paris

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ka pritur dje homologun e tij kosovar, Enver Hoxhaj.

Takimi Bushati-Hoxhaj, në fokus takimi i radhës në Paris

Në këtë takim, krerët e diplomacisë së Shqipërisë dhe Kosovës, janë koordinuar për tema të ndryshme të politikës së jashtme para një turi intensiv diplomatik të Kosovës në muajt e ardhshëm.

“Me ministrin Bushati diskutuam për koordinimin më të mirë të temave dhe aktiviteteve për jetësimin e partneritetit strategjik Kosovë-Shqipëri”, ka thënë ministri Hoxhaj.

 Përveç kësaj Hoxhaj e Bushati kanë diskutuar edhe për takimin e radhës në Paris që është vazhdimësi e procesit të Berlinit.

Ditë më parë ministri Hoxhaj ka qëndruar në SHBA, në vizitën e parë zyrtare pas emërimit në pozitën e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.



Lajme të ngjashme