Kosovë - Shënohet 17-vjetori i hyrjes së forcave të NATO-s në vend

Sot shënohen plot 17 vjet nga dita kur NATO-ja u fut në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë i parapriu një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe forcave serbe, pas shumë masakrave të kryera ndaj civilëve nga paramilitarët serbë.

Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas Marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga Gjenerali britanik, Mike Jackson. Me këtë marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saja policore dhe ushtarake nga Kosova.

Dita e Lirisë së Kosovës, së bashku me pavarësinë, konsiderohen si ngjarje që kanë shënuar kthesë në histori. 12 qershori është dita e rreshtimit të botës demokratike dhe që atëherë, kjo datë kujtohet si Dita e Lirisë së Kosovës nga agresioni serb.

Lajme të ngjashme