Veseli në Britaninë e Madhe: Ballkani Perëndimor dhe Kosova e kanë vendin në BE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar dje me ministrin për Evropën, David Lidington, ndërsa po vijon vizitën e tij zyrtare në Britaninë e Madhe.

507071
Veseli në Britaninë e Madhe: Ballkani Perëndimor dhe Kosova e kanë vendin në BE

Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook pasditen e të mërkurës Veseli pohon: “Takimi me ministrin për Evropë, David Lidington, ishte shumë domethënës, sepse diskutuam çështje të interesit tonë të veçantë dhe të përbashkët. Ballkani Perëndimor, këtu edhe Republika e Kosovës, e ka vendin në Bashkimin Evropian, realizimi i procesit të integrimeve euro-atlantike është synim i tërë spektrit politik të Kosovës”.

“Integrimi i rajonit në BE e bën këtë pjesë të Evropës zonë të paqes, sigurisë e prosperitetit ekonomik. Me z. Lidington, diskutova edhe për prioritetet tjera tona si, sundimi i ligjit dhe ngritja e mirëqenies. Kontribut në këtë drejtim do të japë edhe MSA-ja dhe liberalizimi i vizave, duke i bërë qytetarët e Kosovës pjesë integrale të Evropës.K.V.”, shkruan Veseli.



Lajme të ngjashme