Thaçi: Kosova e vendosur të anëtarësohet në NATO

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin që ka zhvilluar në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ka biseduar për mundësinë e inicimit të një dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.

Thaçi: Kosova e vendosur të anëtarësohet në NATO

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës së tij në Bruksel, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton agjencia turke e lajmeve AA.

Në takim, siç thuhet në njoftimin e Presidencës, u bisedua për mundësinë e inicimit të një dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe NATO-s, si dhe për bashkëpunimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) me Aleancën Veri-Atlantike.

Të dy liderët konfirmuan interesin e tyre për zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet NATO-s dhe Kosovës. Më tej në njoftimi thuhet se presidenti Thaçi u shpreh se FSK-ja është e gatshme që të marrë pjesë në manovrat, por edhe të kontribuojë në misionet paqeruajtëse të NATO-s, sidomos në fushat, ku është specializuar dhe ka bërë përvojë FSK-ja.

"Kosova është e vendosur që të bëhet anëtare e NATO-s", u shpreh presidenti Thaçi.



Lajme të ngjashme