Shqipëria do të jetë pjesë e misionit të NATO-s në Egje

Përmes një njoftimi në “Facebook”, ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli ka thënë se së shpejti, ‎Shqipëria‬ do të bëhet pjesë e operacionit detar të ‪‎NATO‬-s në Detin ‎Egje.

Arnavutluk Sahil Güvenlik Kuvvetleri-1.jpg
Arnavutluk Sahil Güvenlik Kuvvetleri-2.jpg

Anija ‪‎”Butrinti” e Forcës sonë Detare është pjesë e stërvitjes së përbashkët ndërkombëtare “‪‎AdrionLIVEX2016”, që po zhvillohet në ‪‎Ankona, Itali, përkrah aleatëve italianë, sllovenë, kroatë, malazezë dhe grekë.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli sqaroi se “stërvitja ka për qëllim koordinimin e veprimeve të ekuipazheve dhe anijeve pjesëmarrëse gjatë zhvillimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit në hapësirën detare”.

“Së shpejti, ‎Shqipëria bëhet pjesë e operacionit detar të ‪‎NATO-s në Detin ‎Egje”, shkruan Kodheli.



Lajme të ngjashme