Maqedoni – Presidenti anulon edhe vendimet e tjera për amnisti të politikanëve

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, njoftoi pasditen e të hënës se do të anulojë edhe vendimet e tjera për amnistinë ndaj politikanëve.

“Kaluan 10 ditë pasi shpalla vendimin për anulimin e vendimeve për falje, lirimin nga përndjekja pa zbatimin e procedurës për 22 politikanë. Që atëherë, të gjithë personat e tjerë, në pajtim me ndryshimet ligjore, patën mundësi të shtrojnë kërkesa personale për anulimin e vendimeve të tyre për falje. Megjithatë, edhe krahas paralajmërimeve deklarative të një pjese tëj tyre në opinion se do ta bëjnë atë, deri më tani asnjë prej personave të falur nuk ka shtruar kërkesë për anulimin e vendimeve për faljen e tyre”, thotë Ivanov në deklaratën me shkrim.

“Në këto 10 ditë, ishim dëshmitarë të interpretimeve të ndryshme për këtë vendim të skenës politike të polarizuar dhe përpjekjeve që të fitohen pikë të vogla politike. Jam i bindur se do të kontribuojë për pajtim kombëtar dhe do të ofrojë dalje nga kriza politike në Republikën e Maqedonisë”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme