Veseli: Në Ramazan të qëndrojmë më afër njëri-tjetrit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Muaji i madhëruar i Ramazanit duhet të shërbejë si motiv për të qenë më afër dhe në përkrahje të njëri-tjetrit.

Veseli: Në Ramazan të qëndrojmë më afër njëri-tjetrit

Muaji i madhërishëm i Ramazanit të shërbejë si motiv për të qenë më afër dhe në përkrahje të njëri-tjetrit, tha të dielën Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli. Kryeparlamentari kosovar, në prag të fillimit të Muajit të shenjtë të Ramazanit, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava dhe drejtues të tjerë, të cilët i uroi për këtë muaj të madhërishëm, dhe nëpërmjet tyre, të gjithë besimtarëve islamë në Kosovë.

Ky muaj na përkujton sakrificën e njeriut për njeriun dhe tolerancën midis njerëzve, duke shërbyer njëkohësisht, si motiv shtesë për të qenë më afër dhe në përkrahje të njëri-tjetrit. Të tillë duhet të qëndrojmë jo vetëm gjatë këtij muaji, por gjatë gjithë vitit”, theksoi kryetari Veseli, duke paralajmëruar se gjatë muajit të Ramazanit do të vizitojë familje të ndryshme dëshmorësh dhe familje të tjera në nevojë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, falënderoi kryetarin Veseli për këtë vizitë në vigjilje të muajit të madhëruar, duke e konsideruar atë të një rëndësie të veçantë për institucionin që ai drejton dhe për të gjithë besimtarët islamë.



Lajme të ngjashme