Shqipëri - Hahn përshendet punën konstruktive për reformën në drejtësi

Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian, Johanes Hahn, ka përshëndetur punën konstruktive të bërë deri tani për procesin e Reformës së Drejtësisë në Shqipëri.

Shqipëri - Hahn përshendet punën konstruktive për reformën në drejtësi

Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian, Johanes Hahn, ka përshëndetur punën konstruktive të bërë deri tani për procesin e Reformës së Drejtësisë në Shqipëri, si një reformë themelore që është mbështetur nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, si Euralius, OPDAT apo Komisioni i Venecias.

Në një deklaratë për shtyp, Hahn është shprehur se "një miratim i shpejtë i reformës dhe zbatimi i saj pasues është tashmë kyç. Kjo jo vetëm që do t’i përgjigjej mbështetjes së madhe publike në Shqipëri për reformimin e sistemit të drejtësisë, por do të sinjalizonte gjithashtu një angazhim të qartë ndaj standardeve evropiane dhe procesit të integrimit evropian".

Tani, thekson Hahn, është me rëndësi të bëhet dhe kilometri i fundit dhe të sigurohet shumica prej dy të tretash që nevojitet për ndryshimet përkatëse kushtetuese.

Prandaj, vijon, Hahn, i nxis të gjitha palët, përfshirë opozitën, që ta vendosin interesin e vendit të tyre dhe atë të qytetarëve mbi interesat e tyre individuale dhe të gjejnë kompromise për çështjet e mbetura politike, pa kompromentuar thelbin e draft-reformës së pranuar ndërkombëtarisht. Ditët e ardhshme do të vendosin nëse Shqipëria do të përparojë drejt "Kampionatit Evropian" apo nëse do të qëndrojë në "fazën e grupeve".



Lajme të ngjashme