Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Milo Gjukanoviç: Mali i Zi, i gatshëm të kontribuojë për stabilitet

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, deklaroi të hënën, gjatë Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë, se “Mali i Zi aspiron të jetë pjesë e NATO-s dhe ka një vizion të qartë për të kontribuar ë drejtim të stabilitetit dhe të sigurisë”.

Milo Gjukanoviç: Mali i Zi, i gatshëm të kontribuojë për stabilitet

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, deklaroi të hënën gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Tiranë, se “Mali i Zi aspiron të jetë pjesë e NATO-s dhe ka një vizion të qartë për të kontribuar në drejtim të stabilitetit dhe të sigurisë”.

Duke e konsideruar si shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e Mali të Zi në këtë Asamble të NATO-s, Gjukanoviç vuri në dukej se kjo do të thotë fuqizim dhe bashkëpunim mes vendeve, tashmë dhe në kushtet kur Mali i Zi, siç tha ai, aspiron të jetë pjesë e strukturave euroatlantike.

“Anëtarësimi në NATO është vlerë dhe mund të them me vendosmëri që Mali i Zi është i qartë në rrugëtimin e strukturave euroatlantike dhe drejt Bashkimit Evropian. NATO është stabilitet i garantuar për Ballkanin dhe vendet e rajonit”,  theksoi kryeministri malazez.

Gjatë fjalës së tij, Gjukanoviç vuri në dukje fqinjësinë e mirë me Shqipërisë dhe marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit mes dy vendeve, të cilat kanë evolur pa u ndikuar nga zhvillimet në rajon.

“Mali i Zi mbetet i angazhuar për anëtarësimin në NATO dhe kjo do të bëjë të mundur që të jemi vitin tjetër anëtar me të drejta të plota”, tha Gjukanoviç duke nënvizuar faktin se ky anëtarësim do të jetë mundësi për të investuar në sigurinë e të ardhmes.

“Procesi i integrimit në NATO dhe BE janë të pa ndashme. Mali i Zi do të vazhdojë procesin e reformave me qëllim që ecë drejt të ardhmes evropiane. Mali i Zi ka qënë i vetmi vend që nuk ka pasur luftë pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe ne dëshirojmë ta vazhdojmë këtë klimë edhe në të ardhmen”, shtoi ai.

I pyetur mbi influencën ekonomike të Rusisë dhe ndikimin e saj ndaj Malit të Zi, Kryeministri Gjukanoviç tha se vendi i tij, në rastin tradicional, ka pasur marrëdhënie të mira me Rusinë, por kjo nuk do të thotë që Mali i Zi t’i japë Rusisë të ardhmen e vetë.

“Ne duam të marrim përgjegjësi për të ardhmen e vendit dhe duam të jemi pjesë e Bashkimit Evropian”, theksoi ai.

Ne, vijoi Gjukanoviç, e kuptojmë që është në interesin e Rusisë të jetë një lojtar i rëndësishëm, por çdo vend duhet të shohë të ardhmen e tij; ndërsa theksoi faktin se Mali i Zi do të përpiqet të ketë dialog me Rusinë, por zgjerimi në NATO është aspirat dhe vizioni i së ardhmes.



Lajme të ngjashme