Bullgaria mirëpret mbledhjen e SEECP

Kryesuesja e radhës së Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) organizon mbledhjen e Presidentë dhe ministra të Punëve të Jashtme të vendeve të Evropës Juglindore.

499855
Bullgaria mirëpret mbledhjen e SEECP

Presidentë dhe ministra të Punëve të Jashtme të vendeve të Evropës Juglindore do të takohen në Sofje, në datat 31 maj – 1 qershor, me rastin e përfundimit të mandatit njëvjeçar të Bullgarisë si Kryesuese e radhës e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) (1 korrik 2015- 30 qershor 2016), motoja e së cilës ishte “SEECP- 20 vite kyçi i bashkëpunimit rajonal”. Ky proces ishte iniciuar pikërisht nga Bullgaria në vitin 1996.

Filozofia e Kryesisë bullgare udhëhiqej nga vizioni largpamës se stabiliteti, paqja dhe zhvillimi i rajonit janë të mundshme përmes thellimit më kategorik dhe të pakthyeshëm të demokracisë. Pikërisht për këtë është e nevojshme që të mbështeten reformat e rënda në rrugën drejt integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Vendet e rajonit duhet të mendojnë dhe të veprojnë në mënyrë unike, për shkak se sfidat aktuale para tyre kërkojnë koordinim, veprime dhe zgjidhje të përbashkëta.

Përzgjedhja e prioriteteve të Kryesisë bullgare (migracioni dhe përballimi i fluksit të refugjatëve, liria e mediave dhe e fjalës, zhvillimi i ndërlidhjes infrastrukture dhe energjetike) janë shprehje konkrete e synimit që të përafrohet agjenda evropiane me Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e EJL në tërësi.

Një vëmendje e posaçme në kohën e Kryesisë i ishte kushtuar migracionit dhe fluksit të refugjatëve, që kërkojnë bashkëpunim më aktiv dhe veprime të përbashkëta. Me këtë qëllim në kohën e takimit joformal të ministrave të Punëve të Jashtme gjatë muajit shkurt të këtij viti në Sofje, me iniciativën e ministrit të Jashtëm bullgar u miratua deklarata e përbashkët për përballimin e sfidave, që rrjedhin nga flukset e migracionit.

Faktorët që do të çojnë në ulje të çmimeve të burimeve energjetike, gjë që është në interes të konsumatorëve janë konkurrenca dhe diversifikimi i tyre. Infrastruktura e transportit nga ana e saj është vendimtare si për zhvillimin ekonomik, kështu edhe për kontakteve midis njerëzve nga rajoni. Por për arritjen e kësaj janë të nevojshme pragmatizmi, vullneti unik dhe veprime të përbashkëta të të gjitha shteteve.

Më 31 maj do të zhvillohet takimi i ministrave të Jashtëm të Evropës Juglindore. Mikpritës i takimit do të jetë ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Daniel Mitov (Bullgari), ndërsa ndër pjesëmarrësit në forum do të jenë Ministrat e Punëve të Jashtme Nikolaus Kotzias (Greqi), Miro Kovaç (Kroaci), Igor Cernadak (Bosnje Hercegovinë), Llazar Komanesku (Rumani) dhe Nikolla Poposki (Maqedoni).

Gjatë takimit të udhëheqësve shtetëror dhe qeveritar më 1 qershor në Sofje, Bullgaria do t’ia dorëzojë Kryesinë e SEECP-it Kroacisë, duke mbetur pjesëmarrëse aktive në formatin “Trojka“.

Në këtë takim do të marrin pjesë presidentët Bujar Nishani (Shqipëri), Nicolae Timofti (Moldavi), Kolinda Grabar-Kitanović (Kroaci), Bakir Izetbegoviq (Bosnje Hercegovinë), Filip Vujanović (Mali i Zi), Hashim Thaçi (Kosovë) dhe George Ivanov (Maqedoni), Kryeministri Daçian Čiološ (Rumani) si dhe Zëvendëskryeministrat Karl Erjavec (Slloveni) dhe Turgul Turkeş (Turqi).

Po ashtu do të marrë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanier, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Goran Svilanović si dhe përfaqësues të strukturave evropiane.

Në takimin e nivelit të lartë do të miratohet edhe deklarata jubilare, që pasqyron arritjen e Procesit gjatë dy dekadave të fundit. Në të, vëmendje e posaçme do t’u kushtohet veprimeve të përbashkëta për zhvillimin e ardhshëm të rajonit. 



Lajme të ngjashme