Zvicra partnere e rëndësishme e Kosovës

Isa Mustafa, priti në takim këshilltarin Federal, njëherësh udhëheqës i Departamentit Federal të Mbrojtjes, të Mbrojtjes Civile dhe Sportit (DDPS), Guy Parmelin, të cilin e njohu me zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane dhe fuqizimin e shtetit ligjor.

499190
Zvicra partnere e rëndësishme e Kosovës

Gjatë takimit ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri, Kujtim Shala dhe ministri i FSK-së, Haki Demolli, kryeministri Mustafa foli edhe për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, duke bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë proces.

“Zvicra ka ofruar përkrahje të madhe për Kosovën në shumë fusha, duke përfshirë ndihmën e madhe që trupat zvicerane në kuadër të KFOR-it kanë dhënë për qytetarët e Kosovës. Ne jemi të përkushtuar për fuqizimin e shumanshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy shteteve”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Këshilltari Federal, Parmelin duke vlerësuar arritjet në Kosovë, Parmelin theksoi vullnetin e Zvicrës për avancimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes për Kosovën.

Ai shprehu nevojën e identifikimit të fushave në të cilat bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve mund të thellohet edhe më tutje, si në aspektin ekonomik, të investimeve dhe në fusha të tjera.

Gjatë takimit u bisedua edhe për zhvillimet politike në Kosovë, për proceset evropiane, lidhur me trupat zvicerane në kuadër të KFOR-it, si dhe për transformimin e FSK-së.

Këshilltari Parmelin uroi Kosovën për pranimin në UEFA dhe FIFA.



Lajme të ngjashme