Greqia do të mbyllë kampin në Idomeni

Athina zyrtare ka për synim të evakuojë të martën kampin e mbipopulluar të migrantëve në Idomeni që ndodhet në kufirin maqedonas, njoftoi sot një televizion grek.

Greqia do të mbyllë kampin në Idomeni

Sipas burimesh policore, të cituara nga televizioni grek “Mega”, “janë dërguar nga Athina forca policore shtesë për të kryer zhvendosjen e rreth 8 500 migrantëve të mbetur në këtë kamp”.

Një tjetër burim policor ka konfirmuar se një operacion është duke u përgatitur, por nuk konfirmoi se ky operacion do të zhvillohet të martën.



Lajme të ngjashme