Çështja çame dhe bashkimi kombëtar, busulla e PDIU-së

Bashkimi kombëtar do të jetë busulla jonë politike e pandryshueshme, zgjidhja e çështjes çame do të jetë objektivi ynë i palëkundur, tha Shpëtim Idrizi në fjalën mbajtur para anëtarëve të PDIU-së pas përfundimit të procesit të numërimit.

Çështja çame dhe bashkimi kombëtar, busulla e PDIU-së

Me përfundimin e procesit të numërimit në të gjithë Shqipërinë, Shpëtim Idrizi është rizgjedhur kryetar i Partisë, Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Ai mori 72.4% të votave nga 27.6% që mori kandidati tjetër Halil Hyseni. Menjëherë pas mbylljes përfundimtare të procesit të numërimit, Idrizi u shpreh para anëtarëve të PDIU-së, se bashkimi kombëtar dhe zgjidhje e çështjes çame do të jetë busulla e tij.

Bashkimi kombëtar do të jetë busulla jonë politike e pandryshueshme, zgjidhja e çështjes çame do të jetë objektivi ynë i palëkundur. Prej dje unë, ne të PDIU-së, ndjehemi më të fortë për t’ia rinisur betejave të reja për këtë objektiv, me busullën e Kombit që na tregon hartën e rrugës sonë”, tha Idrizi pas shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Gjithashtu Idrizi u shpreh se PDIU është një familje e vërtetë politike, me prani në të gjithë vendin. Ndërsa Halil Hyseni, i cili mori 27.6% të votave tha se vendimi i anëtarësisë duhet respektuar.

Në total për kryetarë të PDIU-së votuan 19634, ose 81.5 për qind të anëtarëve.



Lajme të ngjashme