Opozita malazeze merr pjesë për herë të parë në një qeveri koalicioni

Përfaqësues të opozitës u futën më në fund në një qeveri koalicioni në Malin e Zi, bëri të ditur parlamenti i vendit të vogël ballkanik.

Opozita malazeze merr pjesë për herë të parë në një qeveri koalicioni

Parlamenti formoi dje në mbrëmje qeverinë e koalicionit, me detyrë të posaçme përgatitjen e zgjedhjeve legjislative në muajin tetor.

Megjithatë, partia kryesore e opozitës në parlament, Fronti Demokratik, prorus, nuk pranoi të jetë pjesë e qeverisë së re duke vlerësuar se mekanizmat kryesorë që lejojnë kryerjen e mashtrimeve elektorale nuk janë shpërbërë.

Qeveria e unionit kombëtar u vendos për të kapërcyer ndarjet brenda shoqërisë.



Lajme të ngjashme