Mali i Zi nënshkruan protokollin e anëtarësimit në NATO

Kryeministri i Malit të Zi nënshkruan sot në Bruksel protokollin e anëtarësimit të vendit të tij në NATO, me kushtin që kjo republikë e vogël e Ballkanit të jetë pjesë e klubit të Atlantikut të Veriut pas një periudhe 18-mujore.

Mali i Zi nënshkruan protokollin e anëtarësimit në NATO

“Ne do të mirëpresim kryeministrin Milo Gjukanoviç, i cili do të nënshkruajë protokollin e anëtarësimit. Në përfundim të kësaj ceremonie, Mali i Zi zotëron të drejtën duke filluar që nesër të marrë pjesë në të gjithë takimet e NATO-s në rolin e vëzhguesit ose të të ftuarit”, sqaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, gjatë një konference shtypi.

”Anëtarësimi i Malit të Zi pritet më pas të miratohet nga parlamentet e 28 shteteve anëtare të Aleancës, që kërkon mesatarisht një vit deri në 18 muaj si afat të mundshëm kohor”, sipas disa diplomatëve.


Fjalët Kyçe: NATO , Mali i Zi , Jens Stoltenberg

Lajme të ngjashme