BE: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese maqedonase mundësi për kthimin e Marrëveshjes së Përzhinos

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese hap rrugën që parlamenti maqedonas të mblidhet dhe t’i anulojë zgjedhjet, ndërkohë që kjo përbën një mundësi që Maqedonia të përqendrohet në më shumë çështje serioze që janë në qendër të zgjatjes së krizës politike.

BE: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese maqedonase mundësi për kthimin e Marrëveshjes së Përzhinos

“Të gjitha partitë duhet ta respektojnë Marrëveshjen e Përzhinos. Kjo kornizë mbetet mënyra më e mirë për daljen e vendit nga kriza e vazhdueshme. Duhet të vazhdohet me punë në përgatitjen e zgjedhjeve të besueshme si dhe në prioritetet urgjente reformuese përmes procesit gjithëpërfshirës”, theksohet në deklaratën e përbashkët të shefes së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini dhe eurokomisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn në lidhje me ngjarjet më të fundit në vendin ballkanik.

“Të gjitha palët duhet të shmangin aktivitete me të cilat është e mundur të minohen përpjekjet shumëvjeçare në vend dhe të bashkësisë ndërkombëtare për përforcimin e qeverisjes së të drejtës. U bëjmë thirrje të gjitha partive të vijnë deri në marrëveshje të përbashkët e cila do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve. Qasjet të cilat nuk do ta respektojnë këtë parim janë diçka që BE-ja nuk mund ta mbështesë e as të qëndrojë pas tij. Opozita e angazhuar dhe shoqëria civile luajnë rol kritik në krijimin dhe sigurimin e përkushtimit të qeverisë ndaj reformave të nevojshme”, porositin Mogherini dhe Hahn.

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë vendosi sot që të fillonte procedurat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit për shpërndarjen e parlamentit të Republikës së Maqedonisë dhe miratoi vendimin e përkohshëm me të cilin ndërpriten të gjitha veprimet zgjedhore.



Lajme të ngjashme