Takimi Thaçi-Hahn, në fokus perspektiva evropiane e Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur të martën komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Johannes Hahn.

492779
Takimi Thaçi-Hahn, në fokus perspektiva evropiane e Kosovës
Johannes Hahn Hashim Thaçi
Johannes Hahn Hashim Thaçi 2

Presidenti Thaçi ka falënderuar komisionerin Hahn për vizitën e tij në Republikën e Kosovës dhe për mbështetjen e tij për procesin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, por edhe për rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Ne do t’i kryejmë të gjitha obligimet tona që edhe zbatimi i vizave të ndodh sa më shpejt, të përmbyllet ky proces me sukses të plotë. Rekomandimi nuk ka qenë dhuratë për Kosovën, por ka qenë meritë dhe zbatim i plotë i të gjitha kritereve të nevojshme demokratike”, është shprehur presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi pohoi se “Kosova është vend stabil, me institucione stabile, me një komunikim dhe dialog të brendshëm mes spektrit politik kosovar, si dhe jemi në një fazë të re të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si një proces që do çojë drejt evropianizimit të plotë të rajonit”.

Ndërsa, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Johannes Hahn, u shpreh se ai po qëndron në vizitë në Kosovë për të shfrytëzuar së bashku me autoritetet kosovare këtë momentum evropian të fituar në muajt e fundit.

“Mendoj se raporti pozitiv për liberalizimin e vizave, por edhe fakti se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ka hyrë në fuqi, nënkupton se vendi ka shumë mundësi përpara. Tani është koha për të parë se si ne mund t’i shfrytëzojmë këto mundësi, veçanërisht për t’i dhënë shtytje ekonomisë”, ka thënë komisioneri Hahn.

Gjithashtu, komisioneri Hahn është shprehur se “e rëndësishme që të përmbushen dy kërkesat e mbetura për të siguruar miratimin e liberalizimit të vizave, duke theksuar se konsideron se kjo duhet të jetë e arritshme, sepse është në interes të vendit dhe se nuk bëhet fjalë vetëm për liberalizimin e vizave, por edhe për njërin prej hapave të parë drejt perspektivës evropiane të shtetit”.

“Është shumë me rëndësi për të zgjidhur problemet aktuale sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të përqendroheni në shfrytëzimin e të gjitha kapaciteteve për zhvillimin e mëtejshëm të vendit, për trajtimin e papunësisë në vend, posaçërisht në mesin e të rinjve”, theksoi komisioneri Hahn.



Lajme të ngjashme