Xhamia e Ferhat Pashasë në Bosnje, shpresë për tolerancën fetare

Xhamia Ferhadiye (Ferhat Pasha) në Banja Luka të Bosnjë e Hercegovinës nën shoqërimin e mesazheve të paqes, unitetit dhe tolerancës, u vu përsëri në shërbim ditën e shtunë në datën 7 maj 2016.

Xhamia e Ferhat Pashasë në Bosnje, shpresë për tolerancën fetare

Xhamia, rindërtimi i së cilës zgjati 15 vjet, ishte shkatërruar në datën 7 maj 1993 nga ana e serbëve të Bosnjës të cilët përpiqeshin të fshinin gjurmët e myslimanëve nga rajoni. Siguria gjatë ceremonisë së inaugurimit të xhamisë Ferhadiye, u vendos nga rreth 1 mijë policë, me kontributin e të gjithë instituteve të sigurisë në Bosnje-Hercegovinë. Myftiu i Banja Luka-s, Osman Koyliç, shpreson që çelja e Xhamisë ti sjellë kurajën boshnjakëve për rikthimin e qytetit. 

Ishte viti 1992. Në Bosnje-Hercegovinë ishte viti kur mëngjeset gdhinin të errëta, heshtja e natës çirrej me britma dhe flisnin armët. Ishte një vit kur shpresat, në Bosnje Hercegovinën e sigurisë dhe respektit reciprok, u kthyen në urrejtje, uri, tortura dhe vdekje. Ishte një vit kur filloi ankthi që do të zgjaste për vite dhe bota do të heshte ndaj tij.

Në fund të vitit 1992, kishin përfunduar shumica e masakrave të bëra ndaj boshnjakëve. Një nga objektivat kryesore ishte që pasi të pastrohej vendi nga aspekti etnik që do të thoshte 2/3 e Bosnje-Hercegovinës, të shkatërroheshin edhe të gjitha pasuritë kulturore që pasqyronin identitetin mysliman. Pasi gjatë luftës së Bosnjës u dogjën dhe u shkatërruan 1 200 xhami, mesxhite dhe teqe.

Xhamia Ferhadiye që u ndërtua në vitin 1579 nga ana e Sokullu Ferhat Pashasë, ishte një nga shembujt më spikatës të arkitekturës së Shtetit Osman. Kjo xhami që i kishte bërë ballë të gjitha vështirësive, zjarreve, tërmeteve madje 2 luftërave botërore dhe që kishte qëndruar në këmbë për 414 vjet, në 7 maj 1993 u shkatërrua me dinamit. 

Banja Luka pavarësisht se nuk kishte qenë pre e luftës, në periudhën prill-shtator 1993, u përball me shkatërrimin e planifikuar të plot 16 xhamive. Për shkatërrimin dhe djegjen e xhamive në Banja Luka, pavarësisht ofrimit të mbështetjes logjistike nga ana e udhëheqësve lokalë serb, të fajshmit nuk janë nxjerrë përpara drejtësisë as sot e kësaj dite.

Xhamia Ferhadiye, një prej xhamive në Banja Luka, në vitin 1950 ishte regjistruar në listën e trashëgimisë kulturore në Bosnje-Hercegovinë dhe më pas u regjistrua në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Kurse 7 maji kur kjo xhami u shkatërrua, nga ana e Unionit Islam të Bosnje-Hercegovinës u shpall “Dita e Xhamive”.

Xhamia Ferhadiye, në vitin 2001 filloi të rindërtohej në përputhje me origjinalin. Hedhja e parë e themelit nuk arriti me sukses për shkak të sulmit të nacionalistëve serbë. Xhamia që u rindërtua me 65% të gurëve origjinalë, pati një kosto prej 5 milion eurosh. Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA, ishte një nga financueset më të mëdha të xhamisë. Ndërtimi i kësaj xhami që kishte arritur në pikën e mos ndërtimit për shkak të pamjaftueshmërisë së burimit financiar, rifilloi përshpejtimin e punimeve të ndërtimit në vitin 2014 me mbështetjen e TIKA-s.

Rindërtimi i xhamive në Banja Luka, aq sa është i rëndësishëm nga aspekti i obligimeve fetare dhe mbrojtjes së veprave arkitekturore, aq është i rëndësishëm edhe nga aspekti i krijimit përsëri të lidhjes historike ndërmjet të shkuarës dhe të ardhmes dhe gjithashtu është i rëndësishëm në mënyrë që Banja Luka të rifitojë identitetin multikulturor. Vetëm kështu, Banja Luka, ashtu si përpara periudhës së luftës, mund të përqafojë të gjithë banorët, pa vënë re identitetin e tyre etnik dhe fetar.

Marrja e pamjes së para luftës së Banja Lukas, është shumë e rëndësishme për të ardhmen shumë etnike dhe shumë kulturore të Bosnje-Hercegovinës. Por për fat të keq, në këtë vend çdo vit dhjetëra objektet fetare vazhdojnë të dhunohen. Pasi rrënjët e urrejtjes që shkaktojnë shkatërrimin e xhamive në Banja Luka, nuk janë shkulur ende nga truri. Xhamitë të cilat janë ndërtuar me përpjekje të mëdha, sakrifica dhe burime të mëdha financiare, edhe në ditët tona përballen me mos respektim dhe sulme të ndryshme.

Sipas përcaktimeve të Unionit Islam të Bosnje-Hercegovinës, deklaratat islamofobike të ashpra të liderëve politik serbë bëhen shkak për sulme ndaj xhamive. Kjo gjendje, nga njëri aspekt tregon vullnetin politik të etnikes së Republikës Serbe në Bosnje-Hercegovinë, pasi preferon që Bosnje-Hercegovina të qëndrojë me rajone të përçara homogjene nga aspekti etnik. Një qasje e tillë vazhdon të burojë urrejtje mes fqinjëve, miqve madje farefisit në Bosnje-Hercegovinë.



Lajme të ngjashme