Parlamenti grek miraton reformën e pensioneve

Parlamenti grek miratoi gjatë mbrëmjes së të dielës një reformë mbi pensionet të kontestuar.

Parlamenti grek miraton reformën e pensioneve

Parlamenti grek miratoi gjatë mbrëmjes së të dielës një reformë mbi pensionet të kontestuar, të kërkuar nga kreditorët BE dhe FMN, nën sfondin e manifestimeve dhe një ditë para një mbledhje të Eurogrupit mbi Greqinë.

Vetëm maxhoranca e koalicionit qeveritar, e majta Syriza dhe partia ANEL, ose 153 deputetë në 296 të pranishëm, votuan në favor të këtiij ligji të titulluar “një sistem i unifikuar i sigurisë sociale, reformë e sistemit të pensioneve dhe rregullim i tatimit mbi të ardhurat”.

Në të kundërt, të gjitha partitë e opozitës, ku e djathta Demokracia e Re, votuan kundër këtij teksti, të kundërshtuar nga sindikatat dhe që parashikon reduktimin e pensioneve më të larta, shkrirjen e shumë kompani sigurimesh, rritjen e kontributeve, të taksave dhe të detyrimeve të atyre që kanë të ardhura të mesme dhe të larta.

 

Ky ligj që reformon sistemin e pensioneve, ashtu si e kërkojnë kreditorët e vendit, BE-ja dhe FMN-ja, në këmbim të një plani të ri ndihmë të nënshkruar në korrikun e kaluar, ka shkaktuar një mobilizim të sindikatave dhe manifestime të shumta që prej ditës së premte.


Fjalët Kyçe: parlamenti , reforma e pensioneve , BE , FMN , Greqi

Lajme të ngjashme