Forumi 2BS: BH dhe Maqedonia të ndjekin shembullin e Podgoricës për anëtarësimin në NATO

Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia mund të ndjekin shembullin e Malit të Zi përsa i përket rrugës drejt anëtarësimit në NATO.

Forumi 2BS: BH dhe Maqedonia të ndjekin shembullin e Podgoricës për anëtarësimin në NATO

Kjo vjen ndërkohë që aplikimi i BH-së për në NATO do të thotë një fazë e re për sigurinë në rajon, deklaruan dje në Budva presidentët e Malit të Zi, Kroacisë dhe Sllovenisë, përkatësisht Filip Vujanoviç, Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe Borut Pahor.

Në debatin presidencial me temë “Siguri e përbashkët – përgjegjësi e përbashkët”, ku të pranishëm ishin presidentët e Malit të Zi, Kroacisë dhe Sllovenisë, u diskutua për rrugën e Malit të Zi në NATO dhe anëtarësimin e mundshëm në të ardhmen të BH-së dhe Maqedonisë.

Presidenti malazez Filip Vujanoviç tha se kjo është një periudhë me sfida të shumta globale, por është e rëndësishme që Mali i Zi sa më shpejt të bëhet anëtar i NATO-s.

“Duhet që të respektojmë dhe të pranojmë reformat në fushën e mbrojtjes. Kjo është një nismë e fuqishme e BH-së dhe Maqedonisë, kështu që të gjitha vendet nga rajoni kanë aspirata të anëtarësohen në NATO. BH-së dhe Maqedonisë i uroj suksese dhe dëshiroj që shembulli i Malit të Zi të shërbejë si një shembull i mirë për të gjithë”, theksoi Vujanoviç.

Ndërkohë, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor tha se ishte shumë i kënaqur që Mali i Zi së shpejti do të merrte  ftesën për anëtarësim të plotë në NATO.



Lajme të ngjashme