Komisioni Evropian rekomandon sot liberalizimin e vizave për Kosovën

Komisioni Evropian pritet të rekomandojë sot nëse Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave me Bashkim Evropian.

Komisioni Evropian rekomandon sot liberalizimin e vizave për Kosovën

Ky rekomandim është publikuar në agjendën e punës së tij, në pikat 14 dhe 15. Në pikën e 14-të pritet që Komisioni të deklarohet nëse Kosova ka përmbushur kushtet.

Vendimi do të jepet rreth mesditës dhe do të ndodhë pas një diskutimi të kolegjiumit të komisionerëve lidhur me atë se a janë plotësuar standardet për liberalizimin e vizave.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andrevas, deklaroi mbrëmjen e djeshme se “kolegjiumi i komisionerëve nesër do të diskutojë gjendjen e fundit të Kosovës lidhur me plotësimin e standardeve për liberalizimin e vizave, për të parë nëse duhet apo nuk duhet bërë propozimin legjislativ për liberalizimin e vizave për Kosovën”.

Sipas saj, vendimi është i pashmangshëm nëse të gjitha standardet janë plotësuar.

Edhe ministri kosovar i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka konfirmuar se Kolegji i Komisionerëve të BE-së vendos sot për dhënien e rekomandimit për liberalizimin e vizave.



Lajme të ngjashme