Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës viziton sot Shqipërinë

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtnant Rrahman Rama, do të pritet sot me ceremoni zyrtare shtetërore në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës viziton sot Shqipërinë

Sipas agjendës, Rama do të pritet nga Gjeneralmajor Jeronim Bazo me truprojë nderi dhe Banda Frymore e Forcave shqiptare.

Më pas, Rama do të takojë ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, si dhe do të zhvillojë një takim kokë me kokë me Gjeneralin Bazon.

Po ashtu, komandanti i FSK-së do të pritet edhe nga Komanda Tokësore e Forcave të Armatosura, në Zall-Herr, Tiranë.



Lajme të ngjashme