Thaçi: Lufta kundër krimit të organizuar, çelësi i ndërtimit të shtetit demokratik

Përmes një postimi në Facebook Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përshëndetur aksionin duke i dhënë mbështetje të fuqishme organeve kombëtare dhe ndërkombëtare të rendit dhe ligjit.

Hashim Thaçi.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka komentuar aksionin e sotëm të EULEX mbështetur nga Policia e Kosovës.

Thaçi ka përshëndetur aksionin duke i dhënë mbështetje të fuqishme organeve kombëtare dhe ndërkombëtare të rendit dhe ligjit.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është çelësi i ndërtimit të shtetit demokratik e të drejtë, çelësi i së ardhmes sonë evropiane”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti i vendit shprehet se pret nga të përfshirët në rastet gjyqësore që t’i ofrojnë bashkëpunim të plotë policisë dhe prokurorisë.

Policia e Kosovës dhe EULEX kanë ndërmarrë sot një aksion të madh bastisjesh dhe shoqërimi për në stacionet policore të disa personave të kërkuar. Aksioni është duke u mbështetur nga forca të mëdha policore, ndërkohë që bastisjet nuk po bëhen vetëm në Prishtinë.

Lajmin për “KosovaPress” e konfirmoi edhe zëdhënësja e EULEX-it në prishtinë, Dragana Nikolic-Solomon. Ajo tha se detaje të tjera nuk mund të jepen për momentin, ndërkohë që tha se aksioni është duke vazhduar edhe në dy vende të tjera.

Të kontaktuar nga “KosovaPress”, Policia e Kosovës nuk mund të japë më shumë detaje, për shkak se aksioni është duke vazhduar.



Lajme të ngjashme