Zagreb-Myslimanët duan të jenë pjesë e zgjidhjes, jo e problemit

Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, nesër mirëpret Konferencën e Bashkësisë Islame të Evropës.

Zagreb-Myslimanët duan të jenë pjesë e zgjidhjes, jo e problemit

Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, nesër mirëpret Konferencën e Bashkësisë Islame të Evropës.

Në këtë konferencë ku Turqia do të përfaqësohet nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), liderët fetarë dhe të shteteve nga Zagrebi do të japin mesazhin botës se “Myslimanët duan të jenë pjesë e zgjidhjes, jo e problemit”.

Kryetari i Meshihatit të Bashkësisë Islame të Kroacisë, Aziz Hasanoviç, në deklaratën e dhënë për gazetarin e AA-së, tha se me rastin e 100-vjetorit të pranimit të Islamit si fe në Kroaci, më 26 prill Zagrebi do të jetë mikpritës i Konferencës së Unionit Islamik në Evropë, ku do të trajtohet gjendja e Islamit në Evropë. 

Duke theksuar se aktivitetet në kuadër të njëqindvjetorit të pranimit të Islamit si fe në Kroaci do të zgjasin gjatë tërë vitit, ai tha se krahas pjesëmarrësve të mësuesve të Kuran-it Kerim nga e gjithë bota, do të organizohen edhe konferenca të ndryshme. 

Hasanoviç tregoi se në Kroaci jetojnë afërsisht 63 mijë myslimanë ndërsa vuri theksin në faktin se karakteristika më e rëndësishme e Meshihatit të Bashkësisë Islame të Kroacisë është se aty mblidhen të gjithë myslimanët pa marrë parasysh përkatësinë etnike. 



Lajme të ngjashme