Serbi-Koalicioni i Vuçiçit fitoi 131 mandate në parlament

Sipas rezultateve më të reja paraprake të Komisionit Republikan Zgjedhor (KRZ) të Serbisë në bazë të 97.46 përqind të vendvotimeve të përpunuara, lista e “Aleksandar Vuçiçit – Serbia fiton”, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka fituar 48.25 përqind

Serbi-Koalicioni i Vuçiçit fitoi 131 mandate në parlament

Sipas rezultateve më të reja paraprake të Komisionit Republikan Zgjedhor (KRZ) të Serbisë në bazë të 97.46 përqind të vendvotimeve të përpunuara, lista e “Aleksandar Vuçiçit – Serbia fiton”, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka fituar 48.25 përqind të votave.

Në bazë të këtyre rezultateve koalicioni rreth Partisë Përparimtare të Serbisë (PPS) do të ketë 131 deputetë në përbërjen e re të Kuvendit, prej gjithsej 250. 

Në Kuvendin serb, sipas rezultateve më të reja, do të hyjnë edhe gjashtë lista, ndërsa ato janë koalicioni PSS-SB, e cila në bazë të 96.32 përqind të votave të përpunuara ka fituar 11.02 përqind, PRS 8.04 për qind, PD 6.04, Lëvizja Mjaft Ishte – 5.95, PDS-PDL-PLV 5.02, dhe UDS – Dveri me 5 përqind. Ndryshe, nevojitet që partia politike të fitojë mbi pesë për qind të votave, aq sa është pragu zgjedhor, për të marrë pjesë në ndarjen e mandateve.



Lajme të ngjashme