Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Presidenti Thaçi prononcohet për bisedimet Kosovë – Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se e ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro- serbe, kalon përmes Prishtinës dhe bisedimet Kosovë – Serbi janë pasqyruar në shtendosjen politike në gjithë rajonin.

Presidenti Thaçi prononcohet për bisedimet Kosovë – Serbi

“Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë ka pasur rezultate pozitive edhe për Kosovën, Serbinë dhe rajonin. Kosova fitoi kontrollin në një pjesë të madhe të territorit të vet, organizoi zgjedhje për herë të parë për nivelin lokal dhe qendror në veriun e Mitrovicës sipas ligjeve të Kosovës. Sot kemi doganierët dhe policët e Kosovës në pikat kufitare me Serbinë, pra ne integruam komunitetin serb në institucionet e vendit dhe sot ata janë pjesë e parlamentit dhe pjesë e qeverisë”, tha Thaçi.

Gjithashtu, ai shtoi se është punuar vazhdimisht që të bëhet instalimi i policisë së Kosovës në veri dhe integrimi i komunitetit serb. “Do të punohet maksimalisht që të zbatohen të gjitha marrëveshjet. Unë besoj fuqishëm se nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë duhet të kalojmë në fazën e pajtimit. Unë besoj në pajtimin në mes të kombeve dhe shteteve tona, ndërsa sa i përket rajonit ka pasur reflektime. Ju mund të imagjinoni se nuk do të ndodhte asnjë vizitë e kryeministrit të Shqipërisë në Beograd pas gjashtë dekadave të raporteve të ngrira sepse e ardhmja e relacioneve shqiptare dhe serbe kalon përmes Prishtinës”, vijoi Thaçi.

Nëse Prishtina ka raporte korrekte me Beogradin atëherë, sipas tij, kjo reflektohet në të gjithë rajonin kudo që jetojnë shqiptarët, ndërsa nëse ka tensione mes Prishtinës dhe Beogradit ato reflektohen në kuptimin negativ.

Presidenti Thaçi shfaqi shpresën për tejkalimin e krizës politike në vend, ndërsa vuri theksin tek lufta kundër krimit e korrupsionit, reformat në drejtësi dhe lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm. Ai premtoi se si president do t'u shërbej të gjithëve pa dallim partie, ideologjie, besimi apo regjioni.

Lidhur me luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm, Thaçi siguroi se “ne do të vazhdojmë të jemi të pakompromis në luftë kundër fondamentalizmit islamik, radikalizmit dhe kundër çdo ekstremizmi që paraqitet në Kosovë”. “Natyrisht është një sfidë. Por jam i bindur se edhe këtë betejë do ta fitojmë. As Kosova si vendi më i ri në botë nuk ka qenë imune. Kemi pasur individë që kanë shkuar në Siri dhe Irak, por kemi qenë të vendosur që ata njerëz të përballen me drejtësinë dhe do të përballen edhe të tjerët që ende janë atje dhe do të jemi ta pakompromis”, tha ai.

Presidenti veçoi si shumë të rëndësishëm faktin që “në gjashtë muajt e fundit nuk ka pasur asnjë qytetar nga Kosova që ka shkuar për të marrë pjesë në luftërat në Siri apo Irak”. “Është shumë e rëndësishme të theksoj se Kosova ka plotësuar zbrazëtinë institucionale apo ligjore që e ka pasur më herët, por tani e kemi nxjerrë edhe ligjin që ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja”, shtoi Thaçi.


Lajme të ngjashme