Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Greqia paralajmëron për rrezikun e radikalizimit të refugjatëve

Ministri grek për Mbrojtjen e Qytetarëve, Nikos Toskas, paralajmëroi sot mbi potencialin për radikalizim mes refugjatëve të pashpresë dhe të bllokuar në Idomeni, në kufirin maqedonas, sipas agjencisë greke të lajmeve, "Skai".

Greqia paralajmëron për rrezikun e radikalizimit të refugjatëve

“Çfarë po shihni sot janë xhihadistët e të nesërmes", tha Nikos Toskas, ministri grek për Rendin Publik dhe Mbrojtjen e Qytetarëve, duke shtuar se autoritetet duhet të marrin tërësisht në konsideratë menaxhimin e kësaj situate.

Policia maqedonase përdori të dielën gaz lotsjellës për të parandaluar qindra emigrantë që të kalojnë kufirin, deklaroi ministria maqedonase e Punëve të Brendshme.

Të paktën 300 emigrantë dhe 23 policë u plagosën si pasojë e përshkallëzimit të tensioneve, sipas autoriteteve lokale dhe organizatave humanitare.



Lajme të ngjashme