Saimir Tahiri në Athinë, takim me shoqatat e emigrantëve shqiptarë

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri, ka zhvilluar të enjten në Athinë një takim me shoqatat e emigrantëve shqiptarë, të cilëve u ka shpjeguar procesin e regjistrimit që ka ndërmarrë Shteti i Shqipërisë kohët e fundit.

Saimir Tahiri në Athinë, takim me shoqatat e emigrantëve shqiptarë

Saimir Tahiri u ka thënë përfaqësuesve të emigrantëve se regjistrimi është një mekanizëm për t'u shërbyer atyre në vendet, ku ata janë vendosur dhe jetojnë.

"Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për ju", ka theksuar Tahiri, ndërsa ka shtuar se ky është një borxh që po jua kthejmë duke ju shërbyer për kontributin dhe sakrificat, që keni bërë për Shqipërinë.

Më tej, ministri i Brendshëm i Shqipërisë ka përmendur faktin që janë bërë shumë premtime për votën e emigrantëve nga politika, por pavarësisht kësaj, deri më sot nuk është bërë asgjë, duke vënë në dukje që procesi i regjistrimit do të shtronte bazat për garantimin e të drejtës së votës së emigrantëve.

Ministri Tahiri shoqërohej në takimet e zhvilluara edhe nga zv/ministri i Brendshëm, Stefan Çipa dhe ambasadori i Shqipërisë në Athinë, Dashnor Dervishi.​



Lajme të ngjashme