Kodheli: Dhimbje për humbjen e dy ushtarakëve të devotshëm

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka shprehur dje ngushëllimet për dy viktimat e helikopterit ushtarak të rënë aksidentalisht

Kodheli: Dhimbje për humbjen e dy ushtarakëve të devotshëm

Në një postim në rrjetin social “Facebook", ajo shkruan:“Floriani dhe Donaldi ishin të destinuar për të qëndruar në qiell. Qielli ishte puna, detyra, pasioni i tyre. Atje lart u prehshin!"

“Dhimbje, pikëllim, trishtim për humbjen e dy ushtarakëve të devotshëm, dy pilotëve të talentuar, dy djemve model për shoqërinë.", thekson Kodheli.

“E kishin jetën përpara, por ranë në lule të moshës, në krye të detyrës. Nuk kam fjalë të ngushëlloj nënat e tyre. Vuaj bashkë me to. I shërbyen vendit dhe dhanë jetën për të. Lutem për shpirtin e tyre. Shërim të shpejtë Geraldit!", përfundon ngushëllimin e saj ministrja Kodheli. ​



Lajme të ngjashme