Fermerët grek kërkojnë largimin e refugjatëve nga tokat e tyre në Idomeni

Dje rruga kryesore për në fshatin Idomeni, ku janë të vendosur rreth 12 mijë refugjatë, rreth një orë qëndroi e bllokuar.

Fermerët grek kërkojnë largimin e refugjatëve nga tokat e tyre në Idomeni

Dje rruga kryesore për në fshatin Idomeni, ku janë të vendosur rreth 12 mijë refugjatë, rreth një orë qëndroi e bllokuar nga ana e fermerëve grekë, të cilët kërkojnë që të largohen tendat e refugjatëve të vendosur në tokat e tyre bujqësore rreth kampit në Idomeni.

Fermerët grekë, shumica e të cilëve të ardhurat e vetme i kanë nga toka bujqësore, fajësojnë qeverinë greke, pasi që nuk ndërmarrin masa konkrete për zgjidhjen e çështjes së refugjatëve në Idomeni, si dhe nuk u mundësojnë asnjë kompensim.

Para dy ditëve, një fermer i zemëruar, i cili posedon rreth 8 hektarë tokë rreth kampit në Idomeni, me traktorin e tij filloi të punoj tokën përmes tendave, fëmijëve dhe të rriturve. Ai u pajtua të ndalë punën pas intervenimit të policisë.

Autoritetet greke kanë paralajmëruar se ditën e hënë do të kthehen refugjatët dhe emigrantët e parë në Turqi, ndërsa kampi në Idomeni presin që të zbrazet për tre javë ditë.

Mirëpo, gjendja në kampin e refugjatëve në Idomeni konsiderohet e tensionuar, sepse refugjatët nuk pranojnë të kthehen prapa në Turqi. Poashtu refugjatët gati dy javë mbajnë të bllokuar hekurudhën ndërkombëtare që lidh Greqinë dhe Maqedoninë.


Fjalët Kyçe: fermerët , grek , refugjatë , protestë , Idomeni

Lajme të ngjashme