Tensionohet gjendja në Idomeni, përplasje ndërmjet policisë dhe refugjatëve

Agjencia turke e lajmeve Anadolli bën të ditur se prania e forcave policore greke në kampin e refugjatëve në Idomeni, i cili ndodhet në vendkalimin kufitar greko-maqedonas, është rritur pas përleshjeve të fundit të refugjatëve dhe emigrantëve me policinë.

Tensionohet gjendja në Idomeni, përplasje ndërmjet policisë dhe refugjatëve

Tensionet filluan pasi forcat e policisë greke u përpoqën që të largojnë refugjatët dhe emigrantët nga hekurudha ndërkombëtare që lidh Greqinë dhe Maqedoninë, e cila në shenjë proteste mbahet e bllokuar gati mbi dy javë, ndërsa refugjatët dhe emigrantët iu përgjigjën policisë me gurë dhe mjete tjera të forta.

Arsyeja tjetër për rritjen e forcave policore greke është edhe frika se tensionet mund të rriten me kthimin e refugjatëve dhe emigrantëve që kanë kaluar ilegalisht përmes Turqisë, e cila nga autoritetet greke është paralajmëruar për javën e ardhshme.

Marsin e kaluar, Turqia ra dakord me BE-në që të kthehen pas të gjithë refugjatët dhe emigrantët që kalojnë ilegalisht përmes Turqisë në Greqi.

Momentalisht në Idomeni qëndrojnë të bllokuar rreth 12 mijë refugjatë, ndër të cilët përveç atyre nga Siria dhe Afganistani të cilëve u lejohet të aplikojnë në programin e BE-së për zhvendosjen e refugjatëve, ka edhe prej tyre nga Afganistani dhe vendet tjera të Lindjes së Mesme, të cilët kanë kaluar ilegalisht në territorin e Greqisë dhe do të duhet të kthehen në Turqi.



Lajme të ngjashme